ENDERR HIPOPOTAMI 

ENDERR HIPOPOTAMI
Farse, nga Viktor LIAPIN

Perkthimi nga anglishtja: Genc GJINECI
Pershtatja nga rusishtja: Mario ASHIKU


PERSONAZHET:

BABAI
NENA
VAJZA
MIKU

Kater karrike ne skene. Te kater personazhet, ulur ne to. Nuk dalin nga skena pothuajse gjate gjithe pjeses. Shfaqet Babai i veshur me pizhama dhe breke duke terhequr pas vetes nje vaske te mbushur me uje. Shtriqet, pastaj sheh vasken, zhytet gjithe qejf brenda dhe fillon te luaje i kenaqur me ujin dhe duke sperkatur rreth e rrotull.



BABAI
Une jam nje hipopotam! Jam mbreti i kafsheve! Hej, sherbetor! Ushqim, spektakel dhe qejf, ndryshe do urdheroj te ta presin qafen e palare! Une jam njeri i drejte, kurse ti mekatar. Mba mend se kush eshte Zot ketu dhe sa te kushton lekura. Perpara teje, gremine. Terr ka edhe pas teje. Vetem ti je enderra ime. Enderra e cuditshme e nje kafshe shpirtmire, qe mbyll kendshem syte perpara rrezes se diellit qe ngrihet Une kurre nuk kam mekatuar… jo per bese! Sepse une nuk flas dot. As nuk veproj. Sepse gjithe punet jane bere perpara meje… pa kontradikta, pa mosbindje, edhe pa shpifje… pastaj, ke duhet te marr neper goje! Une nuk kam as zili, as urrejtje, as egoizem. Kafazi im eshte shume i sigurt. Ketu nuk mund te hyje asnje i huaj. Edhe ata m''a sjellin ushqimin ne orarin e caktuar. Po refuzuan te m''a sjellin, une thjesht do vdes, pa u kuptuar c''me ndodhi.
Une i dua te gjithe dhe nuk dua asnjeri. Dashuria ime eshte e durueshme dhe meshironjese. Ajo nuk eshte ziliqare, nuk rrembehet dhe nuk eshte krenare.. Ajo nuk shkaterron, s''kerkon asgje, nuk eshte irrituese, nuk e gezon genjeshtra. Mbulon gjithcka, beson ne gjithcka, ne gjithcka ka shprese dhe duron cdo gje. E kthej bishtin si keter; Kembet i kam si tuba bakri, kockat si dege te hekurta. Shfryj karbon dhe nga goja nxjerr flake. Zemra ime eshte e forte si gur dhe mizore si asnje mokerr qe bluan. Nuk ka asnje si une ne toke; Jam krijuar te mos kem frike. Jam shume i guximshem. Jam Zot mbi te gjithe bijte e mburrjes. Une, jam nje hipopotam…
A eshte? Eshte… Eshte. Mjaft, mjaft, mjaft (del prej vaskes) Eshte ftohte sot, lageshtire… Duhet te futem shpejt nen batanije!

Babai del duke vrapuar. Nena, Vajza dhe Miku flasin vazhdimisht pas kafese se mengjesit. Miku shfleton albumin e impresionisteve.

NENA
E cuditshme, pikture e cuditshme…!

MIKU
Po, por Lutreku eshte me erotik.

NENA
Ju keni nje opinion origjinal per shume gjera.

MIKU
Ajka qenka shume e shijshme.

NENA
A doni edhe ca?

MIKU
Me kenaqesi.
Kur jetoja ne Moske, kisha nje qen te mrekullueshem, koker gjuetie. I zgjuar, i bindur, i mire… bukuria vete! Me ulej ne gjunje, me vendoste koken ne kraheror dhe flinte… Kaq dhembshuri e cilter buronte prej tij, kaq dashuri, sa, besomeni… mbyllja syte dhe me dukej sikur me perkedhelte nena kur isha femije.

NENA
Ju keni nje natyre kaq impresionuese...

VAJZA
Sa te gjalla i tregoni gjerat. Duhet te jeni ndjere vertet shume i vetmuar.

MIKU
Nuk ka me besnik sesa qeni.

Hyn Babai

BABAI
Mos ju pengova?

NENA
Qenke ne forme te mire. Ben shaka qe ne pike te mengjesit!

MIKU
Tungjatjeta, Anton Ivanovic!

BABAI
Tungjatjeta, tungjatjeta i dashur. Deshiroj te njejten gje edhe per ju! Si ja kaluat mbreme?
NENA
Me fal, ke po pyet?

BABAI
Per cfare po flitet?

MIKU
Per qente. Anton Ivanovic, duhet t''ju them se mora nje leter inkurajuese nga udheheqesi im shkencor. Me dergoi para per paisjet e misionit. Se shpejti do t''ju paguaj gjithe borxhin.

BABAI
Bukur! Shume bukur! S''e kam vene kurre ne dyshim se jeni nje njeri fisnik. Apo jo, Galocka?

NENA
Ja, filloi prape! Gjithe jeten ti dyshon per dicka tek une. Sa na shfaqet nje person i ri ne shtepi - oop, na varen turinjte dhe fillojne skenat e xhelozise. Po ja, jemi te detyruar qe te kemi nje qeraxhi. Dhe kjo, vetem ngaqe rroga jote e pavlere nuk na mjafton per asgje!
Dakord, mbase edhe me terheq, mbase edhe lejoj ndonje flirt te lehte. E cfare pastaj? Jeta ime s''eshte gje tjeter vecse kuzhine? Mos do qe te cmendem ne kete merzi pa fund?
Mos harro qe vajzen e kemi te rritur dhe budallacke, nuk mund te martohet. Ne rregull, gjeja vete dashnoret po s''te pelqyen ata qe i gjej une.

VAJZA
O Zot! Ju te merzisni me kerkesa dhe vetem ziheni cdo mengjes. O Zot, a do marre fund ndonjehere? Qeraxhiu i cmuar, fytyre dhjame, zgerdhihet. Kurse mamaja i fryu puplat para mikut si ndonje prostitute pesembedhjete vjece.
Sikur ta dije se c''thote ai per ty, ne krevatin tim!

MIKU
(babait) Eshte e nevojshme te jeni me i embel me nenen. Perndryshe do me detyroje te paguaj borxhet. Cila prej tyre eshte me mire? Me mire ta kaloj naten me te dyja bashke! S''eshte mendim i keq.
"Ta leme menjane turpin, e dashur. Le te mbetemi thjesht gra!" Ja, ky eshte qejf!



BABAI
(mikut) Per fat te keq, nuk ka asnje dyshim.Cdo gje, te ciles i dedikova jeten time, u kthye ne genjeshter dhe kotesi. Sot dogja gjithe fletoret e shenimeve! Dhe kurre me!... Tani kam vetem familjen time, vetem njerezit e mi te dashur. Po, po, po! Vetem familja, vetem mbremje te qeta se bashku, duke lexuar Gumilievin, duke folur per pikturen…

MIKU
Babushi… idiot!

BABAI
Me falni, cfare thate?

MIKU
Thashe, cfare lumturie te kesh nje familje te dashur dhe moderne. Duke ju pare juve edhe une enderroj per nje te ardhme po kaq te lumtur. Po, per fat te keq njerezit supozojne dhe Zoti vendos. Keshtu qe ne kurre nuk e dime se c''na pret neser.

NENA
Dil jashte edhe kthehu si gjithe njerezit normale.

Babai del jashte i bindur dhe kthehet serish.

BABAI
Tungjatjeta, njerez te mire!

NENA
(tere qejf) Ju prezantoj - babai yne, koka e familjes Antuan Ivanovic, specialist i njohur ne fushen e teorise se letersise se aplikuar, profesor pothuaj.

VAJZA
Babi, ky eshte Sergei Petrovic.

BABAI
Nuk po kuptoj.

NENA
Ja ku e ke kafene.


BABAI
Po ajka?

NENA
Ajken e piu Sergei Petrovici.

MIKU
Gezohem shume qe ju shoh!

BABAI
Sa eshte ora tani?

NENA
Dhjete, pa nje cerek.

BABAI
Mos kemi gje miq?

NENA
Qe mbreme ne darke. E cuditshme, si nuk e ke vene re!

BABAI
Shkencetar jeni?

MIKU
J-j-j… Pjeserisht. Me mire te them biznesmen. Ju keni nje grua dhe nje vajze shume mikpritese.

BABAI
Ashtu?... Me duket mua, apo dje frynte ere?

MIKU
Varet nga kendveshtrimi yne mbi meteorologjine si shkence, frynte lehte.

BABAI
Gjithe mbremjen shikoja nga dritarja. Era i shkuli pemet.

MIKU
Epo, gjera te ngjashme ndodhen. Mirepo kjo nuk na e trazoi mbremjen tone te kendshme.

VAJZA
Segei Petrovic eshte nga kryeqyteti. Ai tregon shkelqyeshem per mrekullite e jetes moderne. U magjepsa!

NENA
Nuk ka rendesi se ku jeton njeriu. Rendesi ka cfare perfaqeson.

BABAI
Pse fjeta ne kuzhine?

NENA
Duhej te merreshe me punen tende shkencore. Ne s''deshem te te shqetesonim.

BABAI
Puna ime ecen cuditerisht ngadale.

NENA
Dihet. Ke marre persiper nje barre te paperballueshme.

MIKU
Do me lejoni te behem kureshtar per temen e studimeve tuaja?

VAJZA
Probleme te vuajtjeve te mashkullit qe lutet ne kontekstin e zhvillimit te tradites kulturore te shekullit te njezete. O, babi yne eshte shkencetar i madh!...

BABAI
Vajza ime eshte budallacke dhe gruaja bishtedredhur.

MIKU
Kjo eshte shume origjinale

NENA
Gjepura!

VAJZA
Ja fut kot!

BABAI
Ku jeni vendosur ne qytetin tone?

MIKU
Hm, hm… shiko, ne nje fare menyre… ketu. Galina Ivanovna dhe Helena Antonovna ishin shume te perzemerta dhe me ospituan ketu ne kushtet me te mira. Nuk mund te refuzoja.

NENA
Po, kjo eshte e domosdoshme. Ne jemi shume ngushte ekonomikisht dhe, aq me teper, per Helenen tone… ju me kuptoni… ka shume rendesi… shoqeria e kulturuar, bisedat mondane dhe gjera te tjera…

VAJZA
Sergei Petrovic adhuron Geten dhe impresionistet franceze, si une. Ne jemi shpirtra binjake.

BABAI
Gjithesesi, c''behet me te dashurin tend te fundit?

NENA
Si guxon, Antuan? Mos hap prape plage te vjetra!...

VAJZA
Kjo s''ka kuptim, babi! Mua me vjen shume rende, i dashur Sergei Petrovic. Ju, kushedi c''mendoni!

MIKU
Dhoma eshte e mire, e paster, e rehatshme. Dritarja eshte nga rreh dielli.

BABAI
Kjo do te thote se do jetoni ketu. Edhe, per sa kohe, koleg?

MIKU
Mm… kjo, eshte nje pyetje shume e veshtire.

BABAI Une desha… E dini, ketu kohe me pare… shume kohe… Une kam pare shume, nuk habitem… Para tre vjetesh gruaja ime solli nje shimpanze. Shtepiake. Edhe atij i dhame nje dhome. Jo, asgje. Kafshe e mire, e paster. Edhe me biseda nuk na merziste. Tre muaj une e di se c''hoqa. Edhe mengjesin e hanim, me falni e, ne nje tavoline. Ja, si me ju. Dhe ai, me nje fjale ulej, ne vendin tuaj.

NENA
Doni kafe, Segei Petrovic?

MIKU
Jo, falemnderit.

BABAI
Ju lutem, pini. Mos t''ju vije zor. Per miq te dashur, kemi kafe boll.

VAJZA
(me lote ne sy) Perse hesht mami?

NENA
Vetem mos qaj, vajze e mire, mos qaj. Qetesohu!... Antuan, thuaj qe bere shaka!

BABAI
S''jam An-tu-an. Jam Anton.

NENA
Mire, Anton.

BABAI
Nuk e caj koken.

NENA
E shikon? Babi beri shaka.

MIKU
Edhe ne kryeqytet jane ne mode kafshet ekzotike..

BABAI
Po, po. Ate them edhe une. Eshte mode. A mund te prezantohem? Anton Ivanovic Kulebjakin, shume njeri i mire. Te jesh i sigurt. Kush jam? Nje mizor, me shpirt te paster. Ke per ta pare, do t''ja kalojme mire bashke. Do jemi si vellezer, po mos harro qe jam gjithmone gati te ta cukis koken. Jam shume i gezuar qe ju takova. Shume i gezuar, shume…

MIKU
Edhe Galina Ivanovna ka nje opinion shume te mire per ju.


BABAI
Tani te flasim hapur; Opinioni i Galina Ivanovnes nuk me intereson aq sa yti, me qe ra fjala.

MIKU
Ciles shkence i dedikohet puna jote?

BABAI
Kjo, vertet ju intereson?

MIKU
Pa dyshim. Kur isha femije edhe une enderroja te behesha shkencetar.

BABAI
Hipopotameve.

MIKU
Me falni?

BABAI
Kafshes, gjedhit, klases perfaqesuese te gjitareve.

MIKU
Ju jeni zoolog?

BABAI
Ndoshta. Ne nje fare menyre. Gjithesesi, e shoh, nuk ju intereson. Jeni i lodhur.

MIKU
Jo - jo. Kjo eshte shume interesante.

VAJZA
Babai eshte shume original.

MIKU
S''e ve ne dyshim.

BABAI
Me kete rast, me lejoni edhe mua t''ju bej nje pyetje?

NEXT PAGE

NEXT PAGE
MANE PAGE
PHOTOALBUM

Hosted by uCoz