ENDERR HIPOPOTAMI (Part2) 

MIKU
Do te isha i lumtur te shuaja kuriozitetin tuaj.

BABAI
A fjetet naten qe shkoi ne dhomen e gjumit te sime shoqeje?

NENA
Anton!...

MIKU
Une… Isha shume i pire mbreme.

BABAI
Gjynah. Atehere s''besoj se do ta keni vene re.

MIKU
Cfare?

BABAI
Dritaren e dhomes se gjumit te gruas sime. Sheh nga oborri i shkolles. Oborri eshte plot me plepa dhe pas plepave ka nje rruge te shkrete. Pastaj… pastaj, me tutje eshte kopshti zoologjik. Gardhi i tij i hekurt zakonisht shkelqen prej diellit te pasdites… Ju jap dylbite e mia sonte po te doni! Ose, shikojme bashke.

MIKU
Cfare te shikojme?

BABAI
Ate. Te shohim si do te dale nga pellgu i ndyre per t''u ngrohur ne diell. Per fat te keq, kjo ndodh shume rralle dhe vetem para se te perendoje dielli. Heren e fundit… prit, prit ta kujtoj… po, afersisht para nje muaji. Po, tamam para nje muaji kur ti e dashur kishe mik nje arkitekt nga Peterburgu. Shkrova per te ne ditar. Ju sjell ditarin po deshet.

MIKU
Jo, falemnderit, jo tani. Pas mbremjes se djeshme, me dhemb pak koka.

BABAI
Si te deshironi. Mund te largohem?


MIKU
Ku?

BABAI
Po thashe, mos t''ju pengoj te pinit kafene e mengjesit.

MIKU
Jo, c''eshte ajo fjale.

VAJZA
Babai yne eshte i lidhur shume seriozisht me punen e tij shkencore. Ai ka disa volume studimesh.

MIKU
Duhet te jene shume interesante. Do t''i botoni?

BABAI
Jo. Vetem njezete e pese vjet pas vdekjes.

MIKU
Pse hipopotamet?

BABAI
Edhe une e pyes veten… Cdo dite, cdo ore, cdo sekonde… Pse pikerisht hipopotamet? Pse? Pse?... Pse? Mos ndoshta vetem per poshterimin tim? Mos valle pak jam i poshteruar? Cfare e dallon ate? Perse eshte kaq i vecuar? Ndoshta ai ka me shume dhembshuri, ndergjegje, respekt? Apo ka ndonje organizem te vecante?! Ndoshta dashuria per femren e tij eshte me e rafinuar? Apo ndoshta dallohet per vepra heroike te panjohura prej meje?! Kapice e paforme kockash, lekure dhe mish te paarsyeshem, me sy te pakuptimte. A s''e kam mire?

MIKU
Me falni, nuk e kam fort te qarte, perse emocionoheni kaq shume?

NENA
Qetesohu, i dashur. Pije ilacin me pika.

BABAI
Me falni. Arkitekti me pelqente me shume. Ai ishte ku e ku me i arsyeshem. Me cfare do te merreni ne qytetin tone?
MIKU
Do ndertoj nje ujesjelles te ri.

VAJZA
Sergei Petrovic, mund te me ndihmoni pak te sistemoj dhomen time?

MIKU
Me shume kenaqesi. (ata vecohen)

NENA
C''kavalier i sjellshem!

BABAI
Mbetem vetem, me ne fund.

NENA
C''pake sot? Je i merzitur.

BABAI
Nuk e di. Sikur kam ndonje kocke ne fyt. Organizmi im perballet gjithnje e me teper me kataklizma natyrore. Ka stuhi jashte ne oborr - ka stuhi edhe brenda meje, si neper damare. Me sa duket po pergatitem te behem pjese e natyres.

NENA
Kaq shume te irriton ai?

BABAI
Jo. Jo me shume se paraardhesit.

NENA
Vete ma dhe lirine.

BABAI
E kerkove ti.

NENA
Gruaja nuk e di kurre se c''do.

BABAI
Te mungon ndonje gje?

NENA
Po, dashuria.

BABAI
(pas pauzes) Edhe sot u zgjova me emrin tend ne goje. Dritarja nga ana e kopshtit qe e hapur. Ne deget e blirit, mbjelle qe ne kohet e gjyshit tim, fshihej bilbili. Kenga e tij plot gas, ma dritheroi zemren. Kisha deshire te vrapoja kembezbathur drejt lumit, te rreshqisja mbi varke dhe te notoja, te notoja, notoja duke thirrur drejt qiellit emrin tend: - shpirt, e dashura ime, e vetmja dashuri! Syte e tu qene kaq te paster! Buzeqeshja jote ishte aq e ndritshme! Rrezatimet e saj me mbushnin jeten!

NENA
Edhe une nuk kam mundur te fle tere naten. Pasi u ndame, perseritja gjithnje fjalet e tua. Tingellonin si muzike ne zemren time: - te dua, te dua, do te jap jeten per ty…

BABAI
Dhe keshtu ndodhi.

NENA
Cfare?

BABAI
Ti more jeten time. E qena u be e paqene dhe e paqena e qene.

NENA
Ky eshte ekzagjerim. Metafore. Nuk mund te merret dicka qe s''ishte.

BABAI
Mundet. A u ngrohe?

NENA
Pak. Por sonte ti s''je ne forme shpirt. Nuk ke frymezim. Fjale te fshira, intonacion fals. Nuk je i zjarrte.

BABAI
Ndoshta ngaqe ajken time e hengri Sergei Petrovici yt.

NENA
Gjepura! Mos me trego ajken mua! Sa i vogel qe je.
BABAI
E kerkon stomaku. Si thua, i kepusim ndonje dopio xhelozi tani?

NENA
Pse jo? Por mos e ekzagjero si heren e fundit. Fqinjet u irrituan nga vrapimi me sopate.

BABAI
Kurse une them se per ta do te jete nje zbavitje e kendshme. Ata vdesin nga merzia. Hamburgerat, derrat… insektet.

NENA
Jo. Une nuk dua vrapim. Me mire duel. Kape ne dhomen time te gjumit dhe propozoji zenke me thika. Une dhe vajza do blejme shampanje dhe biskota, ajo do therrese shoqet dhe do valevisim te gjithe shaje te bardhe e te kuq. Ose vriteni njeri-tjetrin, ose pranoni se jeta ju ka mposhtur.

BABAI
Ky eshte budallallek.

NENA
Sidoqofte, eshte inteligjente. Me fine se sopata.

BABAI
Ti ndihesh mire me te?

NENA
Nuk e di. Do e shohim.

BABAI
Mbase ti do qe te ndahesh?

NENA
Te shohim, por jo sot.

BABAI
Mashtruese. Ju me keni mberthyer ne te gjitha anet.

NENA
I vetem, do vdisje nga merzia.

BABAI
E luajme kete loje prej njezete vjetesh.

NENA
Dhe duhet ta pranosh, kemi patur mjaft sukses.

BABAI
Gjepura. Vrime ne uje!

NENA
I dashur, merr vasken, do te te qetesoje nervat. Llokocitu, luaj me flluskat.

BABAI
Mos i jep me atij ajken time, dakord?

NENA
Ne rregull i dashur, me fal. Nuk e dija qe ajka qenka kaq e rendesishme per ty.

Solemnisht, ata largohen ne ane te ndryshme. Miku dhe Vajza hyjne brenda.

MIKU
Mamaja jote eshte budallacke. Do martohesh me mua?

VAJZA
Pse tallesh gjithmone me mua?

MIKU
Mire, mire, mos shfryj. Ti edhe keshtu i ke buzkat e trasha.

VAJZA
Enderroj te kemi nje femije.

MIKU
Te lutem. S''kam kundershtim. Kjo eshte nje gje e zakonshme dhe nuk e pengon misionin tim.

VAJZA
As lotet e mi nuk ta ngrohin zemren?

MIKU
Mos u bej si mamaja jote. Pse qan? Ti ke sy kaq te bukur!
VAJZA
Sido qe te jete, tani do te qaj. Kjo nuk do perseritet me kurre.

MIKU
Cfare?

VAJZA
Nata e pare e dashurise.

MIKU
Ndoshta per ty! Por jo per mua. Une do kem shume nete te tilla. O.k, tani mund te vazhdojme mesimet.

VAJZA
Me do ti mua?

MIKU
Te dua.

VAJZA
Pse nuk me perkedhel?

MIKU
U lodha pak. Ti je shume capkene.

VAJZA
Po me le, une do vdes.


MIKU
E di. Edhe une.

VAJZA
Jo, ti nuk me do.

MIKU
Budallacke, te thashe qe te dua.

VAJZA
Ia kam treguar mamase te gjitha.

MIKU
Per cfare.

VAJZA
Per dashurine tone.

MIKU
E di.

VAJZA
Edhe mamaja m''i tregoi te gjitha.

MIKU
Ashtu? E cfare te tha?

VAJZA
Ti je i poshter, i poshter.

MIKU
Epo, atehere, mund te largohem.

VAJZA
Jo, prit. Ne duhet te sqarohemi. Tani do me kape histeria.

MIKU
Prit, te ulem rehatshem ne kolltuk. Fillo kur te perplas duart. Gati? Fillo! (perplas duart)

VAJZA
Ti u talle me mua. Me ngacmove si te isha funderrine. Ne fillim hyre ne shtepine tone duke u shtire si intelektual dhe estet. Shpirti im i papervoje iu dha joshjes tende. Por ky ishte nje mashtrim i pafytyre! Mashtrim, mashtrim, ndyresi dhe mashtrim. Ti deshe vetem te zbaviteshe me mua! O, sikur ta kisha ditur sa zemergur je, sa mendjelige! Pse s''ti lexova mendimet? Budallaqe! Perse u besova fjaleve te bukura?!

MIKU
Mire. Kujtohu shpirt. Ti m''u hodhe ne qafe sa vura kembe ne shtepi. Me the se kishe vite qe me prisje. Me the qe fytyra ime perputhej me perfytyrimet e tua adoleshente. Bile edhe zeri im te dukej i njohur prej kohesh. Nuk me the keshtu? Une s''pata kohe te hapja goje dhe papritur u gjenda ne krevatin tend i perdhunuar prej teje.

VAJZA
(i therret nenes) O ma! Mbylli veshet, se kjo eshte nje genjeshter e ndyre!

NENA
(nga dera) Me duket se eshte koha te nderhyj.

BABAI
S''jam dakord… Pushteti prinderor nuk duhet te rendoje mbi femijet. Ata le te sqarohen vete. Merruni vesh vete femijet e mi!

NENA
(vajzes) Shiko si behet e dashur. Pak me shume takt! (i perkedhel floket mikut) Me do ti mua?

MIKU
Te dua.

NENA
Pse nuk me perkedhel?

MIKU
U lodha pak. Ti je shume capkene.

NENA
Jo, ti nuk me do.

MIKU
Budallacke, ta kam thene njehere qe te dua.

NENA
Ia kam treguar te gjitha vajzes.

MIKU
Per cfare?

NENA
Per dashurine tone.

MIKU
E di.

NENA
Edhe vajza m''i tregoi te gjitha.

MIKU
Ashtu? Cfare te tha?

NENA
Ti je i poshter, shume i poshter.

MIKU
Epo, atehere, mund te largohem.

NENA
Jo, prit! Ne duhet te sqarohemi. Tani do me kape histeria!

MIKU
Mire prit, prit!. Do fillosh, kur te perplas duart. (i perplas) Fillo!

NENA
Ore baba! A ke ndermend te thuash me ne fund ndonje gje?!!!

BABAI
Per cfare? S''eshte keq, s''eshte keq. Pak e luajtur, po ne teresi nje spektakel plotesisht dinjitoz. Mamaja me pelqeu me shume.

NEXT PAGE

NEXT PAGE
FIRST PAGE

Hosted by uCoz